Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

AlternAtivA: Të shkarkohet zëdhënësi i politikës serbe në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin e mbrëmshëm “Në Qendër”, që drejtohet nga gazetari Vasko Evtov, tha se ai nuk njeh Kosovën dhe se ajo është pjesë e Serbisë.

“Unë personalisht kam qëndrimin tim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë… ( Ju nuk e pranoni pozicionin e Maqedonisë) Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, tha Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Pas deklaratës së Bogdanoviqit, vjen reagimi nga partia shqiptare, AlterNativa duke theksuar se se deklarata e personit në fjalë si zyrtar i shtetit të republikës së maqedonisë është skandaloze, dhe se bie ndesh me qëndrimin publik shtetëror, përcjell Zhurnal.mk.

“Deklarata e dhënë nga kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, se ai nuk e njeh shtetin e Kosovës, madje duke pohuar se “Kosova është Serbi”, përveçse është skandal për një zyrtar, sepse bie ndesh me qëndrimin publik shtetëror, është njëherazi edhe mosmirënjohje ose fyerje ndaj ndjenjave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për të cilët Kosova nuk është vetëm shteti që është njohur nga shteti ynë, por edhe shtet me të cilin ata janë të lidhur edhe familjarisht dhe historikisht.

Prandaj AlternAtivA pret nga LSDM-ja që së paku ajo të distancohet nga kjo deklaratë, ndërsa nëse kjo qeveri vërtet dëshiron të dëshmojë se është e kujdesshme ndaj marrëdhënieve ndëretnike, do të duhet të gjejë mekanizëm që Bogdanoviqi të shkarkohet, në mënyrë që mos të lejojë që ai të jetë elementi që do t’i ndezë marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë.

Nëse nuk shohim asnjë reagim institucional dhe juridik, kjo do të jetë shenjë se edhe pushteti ekzekutiv e mbështet fshehurazi atë qëndrim, se sloganin “shoqëri për të gjithë” e ka mashtrim të pastër elektoral dhe kjo do të jetë shtytje që ne të kërkojmë modalitete të tjera që të korrigjohet ky ofendim ndaj shqiptarëve dhe qëndrim i kundërt me politikën e jashtme shtetërore.”, thuhet në reagimin nga partia shqiptare, AlterNativa, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...