Agjencia Zhurnal.mk.

AlternAtivA: Të shtyhet për një muaji fillimi i vitit shkollor

Alternativa sot përmes një konference për media kanë kërkuar shtyerjen e vitit shkollor, duke patur parasysh infektimet e shumta që po i shohim dit për ditë në teren, informon Zhurnal.

Sipas tyre, së shpejti duhet të fillojë edhe regjistrimi i popullsisë, e kështu ka gjasa që shifrat të rriten. Prandaj, për të parandaluar këtë, nga Alternativa kërkojnë të shtyhet procesi mësimor për një muaj, së paku derisa të përfundojë regjistrimi i popullsisë.

Alternativa i bën thirrje KSI-së që të mar vendim për të shtyrë vitin shkollor, me qëllim që të bie virulenca e virusit, por edhe të ndërmerren masa më të fuqishme për mbrojtjen e nxënësve në kuptim të imunizimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit.

“Derisa po i jetojmë ditët mbase më të vështira që nga fillimi i pandemisë, kur çdo ditë kemi 20-30 të vdekur, pikërisht këtë javë pritet të fillojë viti i ri shkollor. Ndërkohë duhet të zhvillohet edhe regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive dhe, po ashtu, po futemi në fushatën e zgjedhjeve lokale. Sidoqoftë, këto shifra dhe këto mundësi për përhapje të virusit nuk janë të mjaftueshme që kjo qeveri që të marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit shkollor.


AlterAtivA shpreh dyshim të madh se shifrat e larta të infektimeve e të vdekjeve dhe mundësitë e përhapjes së virusit në këtë kohë janë alarmante, andaj edhe fillimi i vitit të ri shkollor po vjen në një kohë shumë të rrezikshme. Kur e shohim se çdo ditë po ulet pragu i moshës së njerëzve të infektuar dhe i atyre që kanë përfundim fatal, kemi drojë të thellë se virusi mund të marrë hov edhe nëpër shkolla dhe kjo të krijojë gjendje me përmasa tragjike.

Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të marrë vendim për ta shtyrë për një muaj fillimin e vitit shkollor, në mënyrë që të bie edhe virulenca e virusit, por edhe të ndërmerren masa më të fuqishme për mbrojtjen e nxënësve në kuptim të imunizimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit.

Viti shkollor edhe mund të kompensohet, por jetët e njerëzve po humben përgjithmonë”, thuhet në konferencën për media nga Alternativa.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky