Alternativa: Vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Titanik” fundosi demokracinë dhe drejtësinë

Shkup, 29 korrik – Partia Alternativa sot ka reaguar ashpër ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit ku u vendos që të shfuqizohet tërësisht dënimi për Ismet Gurin dhe Ejup Alimin nga BDI të cilët u dënuan për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale 2013, informon Zhurnal.

 

Siç shprehen nga partia opozitare Alternativa, ky vendim e ka fundosur drejtësinë dhe demokracinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ata konsiderojnë se edhe në zgjedhjet e 2017tës kishte manipulime dhe iu vodh fitorja Zeqirija Ibrahimit në Çair.

“Rigjykimi i rastit “Titanik”, ku funksionarë të lartë të BDI-së ishin të akuzuar për manipulim zgjedhor, gjegjësisht vjedhje të votës dhe vullnetit qytetar në zgjedhjet lokale të 2013, është ogurzi dhe paralajmërim se ky pushtet ka vendosur që me avazin e vjetër të përpiqet t’i fitojë edhe zgjedhjet e radhës lokale në tetor. Në këtë mënyrë për të satën herë është fundosur demokracia në shtetin tonë.

Dhe, kjo nuk është as hera e parë e as e fundit që legjitimohet manipulimi me votën e lirë. Në të vërtetë, edhe në zgjedhjet lokale të 2017 u angazhuan të gjitha partitë e pushtetit me tërë aparaturën shtetërore dhe ia rrëmbyen fitoren kandidatit të atëhershëm në Çair, Zeqirija Ibrahimit, dhe askush deri më sot nuk u përgjigj për këtë ndërhyrje shtetërore në të drejtën themelore për votim pa pengesa dhe të lirë.

Megjithatë, gjyqësori dhe pushteti mund t’i lirojnë vjedhësit e votës, por nuk mund ta prangosin vullnetin e qytetarëve, i cili sot është më i vendosur se kurrë, për t’ua dhënë shkelmin uzurpatorëve të votës”, thuhet në kumtesën e sotme të Alternativës.

Related posts

Filipçe: Viktimat nga zjarri në Tetovë janë të moshës prej 29 deri 79 vjeç, askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia

D V

Pa ujë një pjesë e Kisela Vodë

D V

BESA zgjedh kryetarin e degës në Likovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More