Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

AlternAtivA: Zaevi ka blerë vaksina vetëm për partinë e tij dhe filialet e saj

Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Partia opozitare shqiptare AlternAtivA në anë të një komunikate për media ka akuzuar kryeministrin, Zoran Zaev se ai vaksinat e siguruara për 3000 qytetarë do të ua dedikoj partisë së tij, dhe filialett përreth saj, dhe se angazhimin e kësaj qeverie për ta legalizuar drogën, përcjell Zhurnal.mk

“Pas informacioneve zyrtare se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ka siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë, të cilat do të vijnë në muajin mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e tij dhe filialet përreth saj.

Të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, kjo jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie. Kjo e shpjegon më saktë edhe angazhimin e kësaj qeverie për ta legalizuar drogën. Një qeveri që e ka mendjen te droga, nuk mund ta ketë mendjen edhe te shëndeti i qytetarëve.

Sa për informacion dhe krahasim, Serbia nga e hëna e fillon ciklit e dytë të vaksinimit me rreth 20 mijë doza, Bullgaria po ashtu e pret dërgesën e dytë me 25 mijë vaksina, ndërsa Republika e Shqipërisë ka njoftuar se tashmë ka siguruar gjysmë milioni vaksina, prej të cilave dërgesa e parë do të arrijë atje brenda janarit.

Vetëm këto shifra, pa folur për standardin europian dhe amerikan të vaksinimit, janë dëshmi e mjaftueshme se Maqedonia e Veriut, pikërisht për shkak të pakujdesisë së kësaj qeverie ose kujdesit të saj për tema të kundërta me interesin qytetar, do të vazhdojë të llogarisë viktimat e pandemisë dhe do të vazhdojë ta arsyetohet se aq mund të bëjë.
Prandaj, AlternAtivA konsideron se heqja qafe e kësaj qeverie, nëse jo për tjetër gjë, së paku për këtë arsye, tashmë është bërë detyrim. Thjesht, bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njerëzve. “, theksojnë nga AlternAtivA.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...