Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Alternativa: Zejdi është shtyllë e partisë, përçarjet mbeten një dëshirë e parealizuar e oponentëve tanë

 Shkup, 6 prill – Zhurnal – Partia opozitare Alternativa, përmës zëdhënësit të saj, Orhan Murtezani ka përgënjeshtruar pretendimet se procesi i reformave në parti, që ka përfunduar të hënën me zgjedhjen e nënkryetarëve, sekretari të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Sekretariateve të Partisë, ka rezultuar me debate dhe përplasje të brendshme, nga shkaku i ndërrimit të tashmë ish sekretarit të Përgjithshëm, Skender Rexhepi-Zejd, me këtë të tanishmin Bekim Sali.

Në një prononcim për Zhurnal.mk, Murtezani thotë se lajmi i publikuar paraqet shqetësimin e BDI-së të cilin e përcjellë përmes portaleve të saja.

“Shefi i grupit parlamentar të koalicionit ASH&AAA, Skender Rexhepi-Zejdi, mbetet figura qendrore jo vetëm e partisë, por edhe e koalicionit dhe ai mbetet shtylla më e rëndësishme e Alternativës, por edhe zëri i opozitës shqiptare dhe i qytetarëve të diskrininuar shqiptarë. Sado që portalet e tilla duan të krijojnë tym, te ne nuk gjejnë zjarr. Ne vazhdojmë më të fuqishëm seç kemi qenë dhe së shpejti kjo do të përdëftohet edhe në zgjedhje”, thotë Murtezani në sqarimin e tij.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...