Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

AlterNativa zgjodhi kryesinë e re të partisë, ja emrat

Shkup, 5 prill, Zhurnal.mk – Shërbimi për Informim nga AlternAtivA, bënë të ditur se sonte në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.

Kështu, me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog.

Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet dhe Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete.

Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.

Përveç tyre, Kryesia Qendrore e zgjodhi edhe Dr. Bejtullah Demirin për drejtor të Akademisë Politike të Alternativës.
Në këtë takim u zgjodhën edhe zëdhënësit e partisë. Ata do të jenë: Orhan Murtezani dhe Nurxhan Asanoska.

Në këtë mënyrë sonte u shpall i mbyllur procesi i reformave në parti, duke i zgjedhur të gjitha funksionet partiake, ndërsa vendimi kolektiv i partisë ishte që tash të gjitha kapacitetet e partisë të vihen në shërbim të suksesit të zgjedhjeve te ardhshme lokale, thuhet në njoftimin, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...