Agjencia Zhurnal.mk

Amazon investon në teknologjinë e makinave autonome

Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation.

Amazon ra dakord të blejë startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makina Zoox në një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 miliardë dollarëve. Teknologjinë e startupit Amazon do ta përdorë në makinat autonome.

Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation.

Amazon dhe Zoox nuk detajuan termat financiarë përveç transaksionit prej 1 miliardë dollarësh.  Startupi ka vetëm 6 vite që është themeluar. Wall Street Journal e vlerësonte Zoox me 3.2 miliardë dollarë.

Zoox do të vijojë të ekzistojë si një biznes më vete. Zoox ka zgjedhur rrugën më të vështirë për të hyrë në industrinë e makinave autonome duke ndërtuar jo vetëm sistemet dhe softuerin opr edhe vetë makinën.

Me mbështetjen e Amazon startupi mund të rivalizojë pse jo edhe vetë divizionin Waymo të Google. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...