Teknologji

Amazon mposht Google dhe Facebook

Zhurnal Ads

Ndërsa Amazon del më e fortë nga kriza e coronavirusit, fitimet në grupin Google rrëzohen për herë të parë.

Përveç Apple, e cila përkundër krizës së coronavirusit pati një fitime më të mëdha sesa pritej në muajin qershor, Amazon është gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Të ardhurat u rritën me 40 për qind, ose 88.9 miliardë dollarë, njoftoi të enjten shitësi me pakicë në internet.

Ndërmarrja e Google dhe Facebook nuk mbeti plotësisht e kënaqur. Fitimet e Google u ulën nga viti në vit nga 9,95 miliardë dollarë në 6.96 miliardë dollarë.

Për herë të parë në historinë 22-vjeçare të kompanisë, të ardhurat ranë tetë për qind në 29.9 miliardë dollarë.

Facebook po rritet, por më ngadalë

Facebook mund të krenohet me shifrat mbresëlënëse të rritjes dhe fitimit, por u godit nga bojkotimi i klientëve të reklamave në protestë kundër postimeve të urrejtjes dhe efektet e krizës së coronavirusit. Në tremujorin e fundit, të ardhurat u rritën 11 për qind në 18.8 miliardë dollarë. Para krizës, nivelet e rritjes ishin mbi 20 për qind.

Facebook fiton paratë e saj pothuajse ekskluzivisht nga reklamat – dhe në krizën e coronavirusit, shumë biznese të vogla në veçanti po vendosin më pak reklama në rrjetin më të madh sociale. Në korrik, më shumë se 1.000 reklamues – përfshirë Coca-Cola dhe gjiganti i mallrave Unilever – larguan reklamat e tyre nga ky rrjet.

Postime të ngjashme

Versioni beta i ‘Call Of Duty: Black Ops Cold War’ është shtyer edhe për një ditë

admin

Maska e mençur mat frymëmarrjen dhe temperaturën

admin

Telefoni i parë mobil me një kamerë poshtë ekranit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...