Agjencia Zhurnal.mk
Auto

“Amazon” prezanton furgonin postier elektrik

Vetëm një vit pas njoftimit të bashkimit me projektin ”Climate Pledge”, kompania ”Amazon” ka përfunduar zhvillimin së bashku me prodhuesin kalifornian ”Rivian” të furgonit të parë postar 100% elektrik.

”Ajo që u prezantua sot është një automjet i bërë me porosi për nevojat e ‘Amazon’, dhe është pjesë e projektit për të arritur emisione zero CO2 deri në vitin 2040, ndër të tjera përmes përdorimit të 10 000 automjeteve elektrike të personalizuara për të bërë dërgesat tek klientët anembanë botës qysh në vitin 2022, me synimin për të krijuar një flotë furgonash ‘të gjelbër’ prej 100 000 njësive deri në vitin 2030”, theksoi Ross Rachey, drejtor i flotës së ”Amazon”.

”Ne e dinim se duhej të tejkalonim cilindo automjet tjetër. Ne donim të krijonim një automjet që shoferët do të dëshironin ta ngisnin dhe që klientët do të ishin të lumtur të shihnin nëpër qytet ose të ndalonin afër shtëpisë kur të merrnin një dërgesë”, shtoi ai.

“Furgonët e rinj elektrikë të ‘Amazon’ mburren me veçori të përparuara për sa i përket sigurisë, drejtimit dhe dizajnit. Ndër të tjera, është i pajisur me sensorë të gjeneratës së fundit për të menaxhuar funksionet e ndihmës së drejtimit, një xham i madh për të maksimizuar shikimin për shoferin, një sistem i jashtëm me kamera që lejon shoferin të ketë një pamje 360 ​​shkallë dhe një sistem i lidhur me ‘Alexa’ për të hyrë te navigatori dhe moti me zë”, theksoi Rachey.

Këtë vit kompania do të prezantojë 1 800 automjete të reja elektrike në flotën e saj europiane dhe 10 000 të tjera në Indi.

Automjetet do të qarkullojnë në 20 qytete deri në vitin 2025/ANSA.

Postime të ngjashme

“Sulm” i ri ndaj Modelit Y të Teslas: Audi prezanton Q4 e-tron dhe Q4 Sportback e-tron

S.B.

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...