Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh

Gjiganti i tregtisë online Amazon thuhet se po përgatitet të lansojë televizorët e vet.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, televizorët me ekran të madh ka të ngjarë të dalin në treg në tetor.

Sipas raporteve, televizorët do të kenë Alexa dhe do të jenë në rangun prej 55-75 inç.

Televizorët Amazon ka të ngjarë të projektohen dhe prodhohen nga palë të treta siç është TCL.

Thuhet se kompania ka punuar në TV për dy vjet dhe sipas një raporti në Business Insider, televizorët fillimisht do të lansohen në SHBA.

Sidoqoftë, në Indi kompania ofron televizorë të markës Amazon Basics. Ajo gjithashtu është bashkuar me BestBuy në mënyrë që të shesë TV Toshiba dhe Insignia të mundësuar nga programi Amazon Fire TV.

Ky është vetëm një hap tjetër për kompaninë për të ndërtuar një ekosistem të ngjashëm me Apple me ofertat e tij të Amazon Prime Video, Alexa, Fire TV Stick, si dhe platformën e tij të tregtisë online.

Amazon ende nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, megjithatë, me fillimin e prodhimit të televizorëve, Amazon do të hyjë në tregun televiziv që do ta vendosë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Sony, Samsung, LG dhe të tjerë, që shesin produktet e tyre edhe në platformën e Amazon.

Related posts

Gjermania kërkon nga prodhuesit e telefonave të ofrojnë shtatë vite azhurnim të sigurtë

D V

Rrjedhin të gjitha llojet e ngjyrave të Apple iPhone 13 Pro dhe Pro Max

D V

Jo vetëm filma dhe seriale, Netflix do të sjellë një tjetër formë argëtimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com