Teknologji

Amazon siguron leje për dërgesa përmes dronëve në SHBA

Zhurnal Ads

Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit.

Certifikimi e dërgon kompaninë më afër qëllimit “të shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të bartin dërgesat te konsumatorët tanë në gjithë botën”, ka thënë David Carbon, zëvendës-president i Prime Air, që funksionon në kuadër të kompanisë Amazon. Carbon ka thënë se qëllimi i kompanisë në të ardhmen është që të jetë në gjendje të ofrojë dërgesa në afat prej 30 minutave.

Amazon ka thënë se ky miratim është “hap i rëndësishëm”, mirëpo ka shtuar se ende duhet në fazën e testimit të dronëve. Gjiganti tjetër për dërgesa, UPS, në fund të vitit të kaluar ka siguruar miratimin e rregullatorit amerikan për të nisur shërbimin ajror përmes dronëve, dhe tani synon të zgjerojë operacionet edhe në sektorin e shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Një numër kompanish, sikurse kompania simotër e gjigantit Google, Alpabet, janë duke punuar në shërbimin e dërgesave përmes dronëve. Amazon nuk ka thënë ende se kur pret të përdorë dronët për dërgesa te konsumatorët. Në dhjetor të vitit 2013, shefi dhe themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, pati thënë në një intervistë televizive se dronët do të shkojnë nëpër shtëpitë e konsumatorëve brenda pesë vjetëve./REL

Postime të ngjashme

Gjykatësja federale e SHBA-së bllokon vendimin për ndalimin e TikTok-ut

admin

Shkencëtarët printojnë ndërtesa prej dheu

admin

Rrjedhin të gjitha detajet në lidhje me modelet e iPhone 12

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...