Ambasada amerikane: Kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA

nga D. V.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh të sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se ”kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

”Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

”Unë jam Kristi Noem, sekretarja e sigurisë kombëtare të SHBA. Faleminderit presidenti Donald J Trump për sigurimin e kufirit tonë dhe për vendosjen e Amerikës në vend të parë. Më lejoni t’i dërgoj botës nj mesazh nga presidenti Trump. Nëse po mendoni të hyni në mënyrë të paligjshme në Amerikë më lejoni të jem e qartë. Nëse vini në vendin tonë dhe shkelni ligjet tona ne do t’iu ndjekim. Kriminelët nuk janë të mirëpritur nga SHBA. Për një kohë të gjatë udhëheqja e dobët i ka lënë kufijtë tanë të hapur duke përmbytur komunitetet tona me drogë, trafikim të qenieve njerëzore dhe kriminelë të dhunshëm”, thotë Noem në mesazhin e saj.

”Ato ditë kanë mbaruar. Nën presidentin Trump ne po mbrojmë familjet amerikane dhe po rivendosim sigurinë e tyre. Nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme do të kapeni. Do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë. Ndiqni ligjin dhe do të gjeni mundësi. Nëse e thyeni do të keni pasoja. Kufij të fortë nënkuptojnë një Amerikë të fortë. Presidenti Trump po e bën Amerikën të sigurt përsëri”, përfundon mesazhin e saj, Kristi Noem, sekretarja e sigurisë kombëtare të SHBA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More