Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasada amerikane reagon pas shpërthimit në Ferizaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi të martën në një restorant në Ferizaj, ku mbetën të lënduar 42 persona, njofton Insajderi.

Nga kjo ambasadë kanë shprehur keqardhje të thellë për familjet e të plagosurve nga shpërthimi, ndërsa atyre u kanë uruar shëndet dhe shërim.

“Ndjejmë keqardhje të thellë për familjet e të plagosurve nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj: Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Ndërkohë, gjendja e të lënduarve pas shpërthimit cilësohet të jetë stabile. 14 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...