Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme

Shkup, 28 mars – Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut lidhur me vendimin e autoriteteve doganore në pikën kufitare “Deve Bair” për të mos lejuar hyrjen në vend të 920 libra për Qendrën Informative-Kulturore bullgare në vend.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, librat me titull “Këngë popullore bullgare nga Vëllezërit Milladinov” u transportuan nga shtetasi bullgar Viktor Stojanov, i cili, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, tregoi marrëveshje për doancion, me të cilën do të dorëzoheshin librat në Qendrën kulturore.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, përkundër pranisë së konsullit nga ambasada në Shkup në vendkalimin kufitar, autoritetet doganore thanë se kërkohej leja nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut, në përputhje me Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë së Veriut.

Me notën protestuese, Ambasada bullgare në Shkup kërkon shpjegime pse kërkohet leja për hyrjen e literaturës nga një shtet anëtar i BE-së dhe pretendon se një gjë e tillë nuk është e rregulluar askund dhe është absurde të ndodhë në vitin 2021 në një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE. Prej atje, shton korrespondenti i MIA-s në Sofje, ata deklarojnë se Komisioni Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare në Shkup do të informohen për këtë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut ende nuk është deklaruar për notën protestuese e dërguar nga ana e Ambasadës bullgare

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...