Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasada e Kosovës në Berlin: Gjermania e para për investime direkte në vendin tonë

Zhurnal Ads

Gjermania vazhdon të mbetet e para për sa i përket investimeve direkte në Kosovë.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një shkrimi nga Ambasada e Kosovës në Berlin, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore për muajin shtator të këtij viti.

“Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë! Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndër të tjerash u tha se Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve kosovarë në këtë vend.

Sipas BQK-së, Investimet e Huaja Direkte (IHD) gjatë vitit 2019 arritën vlerën prej 272 milionë eurove, ku rreth 90 për qind e tyre u evidentua në sektorin e patundshmërive. /Telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë duhet t’i kenë parasysh këto rregulla

S.B.

Dyshohet se pjesëtari i FSK-së vret veten tek ‘Parku i Arbërisë’ në Prishtinë

T E

Presidenti francez: Mosmarrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane

S.B.

Osmani: Ata që e krijuan sistemin e prishur nuk mund ta ndreqin

admin

Isa Mustafa i lë “në edukatën e saj” fyerjet e Vjosa Osmanit

admin

Policia e Kosovës heton vdekjen e një personi në afërsi të Liqenit të Badovcit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...