Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasada e SHBA në Beograd përsërit qëndrimin Biden: Serbia duhet ta njohë Kosovën

SERBI- Presidenti i SHBA Biden, më anë të një letre urimi, të cilën ia dërgoi Vuçiçit me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë, theksonte në të  njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.

Së fundmi Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Beograd, James Hagengruber, ka përsëritur qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ish Presidenti Trump gjithashtu e ka bërë këtë politikë shumë të qartë. Në vitin 2019, ai i shkruan Presidentit Aleksandar Vuçiç për ‘mbështetjen e palëkundur’ të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Hagengruber për mediat në Serbi.

“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha zëdhënës i Ambasadës amerikane në Serbi.

Hagengruber shton se Shtetet e Bashkuara nuk duan asgjë më shumë sesa Serbia të ketë sukses në aspiratat e saj drejt BE-së dhe se kthimi në dialog midis Kosovës dhe Serbisë, me ndihmën e BE-së, është thelbësor për një sukses të tillë.

Ai kujton fjalët e presidentit Biden se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.

Postime të ngjashme

Sveçla flet për zjarret në Kosovë, thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...