Ambasada e SHBA-së në Serbi: Ka përparim në dialogun e Brukselit, koha të përmbyllet procesi

Për negociatat në Bruksel është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey.

Godrey ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë Stano se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.

Mirëpo ai ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim,  Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, deklaroi Godrey.

Related posts

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Kurtin, flasin për sigurinë në Kosovë

D V

​Kurti takon Borrell: Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës

D V

Abdurrahmani akuzon ish-kryeshefin e Trepçës për sulmin, e quan kërcënim të rëndë me qëllim eliminimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More