Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament

nga D V

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës.

Ambasada e SHBA me anë të një deklarate për shtyp thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, nënvizon ambasada.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë”, shton më tej ambasada amerikane.

Ambasada bën të ditur se, mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thekson ambasada e SHBA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More