Ambasada e SHBA-ve për situatën në veri: Të zvogëlohen tensionet, veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Giacobbe, ka shkruar se ishte një takim i mbarë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Takim i mbarë me Kryeministrin Alin Kurt, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.

Ndryshe që nga vendosja e masave të reciprocitetit me Serbinë për targa, situata në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdon të jetë nën kontroll të Policisë së Kosovës.

Qytetarët serb kanë bllokuar që nga e hëna rrugët në këto dy pikë kalime kufitare. 

Related posts

PDK: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore, të gjitha lëndët gjyqësore janë të përfunduara

D V

Molliqaj për policin që e goditi shkelm: I thashë a je me Vetëvendosjen?

D V

Ivica Daqiç: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More