Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasada e SHBA-ve: Punojmë nga afër me MPB-në, nuk komentojmë hetime

Shkup, 9 prill – Zhurnal – Rasti i pasaportave të Maqedonisë së Veriut për kriminelët rajonalë ka ngjallur reagime të shumta në opinion, ndërkohë që ambasada amerikane në Shkup thotë se po punon nga afër me Ministrinë e Punëve të Brendshme , ministritë tjera dhe me institucionet e zbatimit të ligjit, transmeton Zhurnal.

Ambasada thotë se ata nuk komentojmë hetimet aktive, për të shtuar se punojnë nga afër me institucionet qeveritare të Maqedonisë së Veriut për të arritur qëllime të përbashkëta për zbatimin dhe sundimin e ligjit, përfshirë bashkëpunimin rajonal për zbatimin e ligjit dhe luftës kundër terrorizmit.

“Në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e Brendëshme dhe me atë të Drejtësisë, ambasada amerikane ofron mbështetje teknike, forenzikë, trajnim dhe pajisje për të përmirësuar kapacitetin e zbatimit të ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë. Këto aktivitete kontribuojnë në sigurinë kombëtare dhe rajonale duke forcuar sigurinë e kufirit, transparencën dhe aftësinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin, terrorizmin dhe krimin e organizuar” tha ambasada në përgjigjen e saj për radion Evropa e Lirë.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...