Ambasada e Suedisë me konkurs për pozitën “Ambasadore e ditës”

Shkup, 12 tetor – Vajza të moshës mbi 15 vjeçare të cilat janë të interesuara të bëhen ambasadore suedeze për një ditë, seriozisht kujdesen për barazi gjinore, demokraci dhe të drejta të barabarta, si dhe për mjedisin jetësor dhe duan të mësojnë më shumë për atë si të bëhet ndryshim, mund të paraqiten në konkursin për pozitën “Ambasadore e ditës” që e shpalli Ambasada e Suedisë në Shkup.

 

Konkursi është pjesë e iniciativës globale #GirlsTakeOver, sipas të cilës vajzat në mbarë botën marrin pozita të fuqisë me rastin e Ditës ndërkombëtare të vajzave, 11 Tetori.

Siç informojnë nga Ambasada, nga kandidatja pritet ta ndjekë ambasadori gjatë tërë ditës, të marrë pjesë në takime, të bashkëpunojnë me personelin e Ambasadës dhe të marrë pjesë në aktivitetet gjatë tërë ditës në Ambasadë. Në fund të ditës së punës, pritet të shkruajë raport të shkurtër, për punën që e ka përfunduar. Puna do të fillojë në orën 08:30 dhe do të përfundojë në orën 16:30 minuta.

Të gjitha kandidatet e interesuara deri më 25 tetor në postën elektronike në: ambassaden.skopje@gov.se duhet të paraqesin letër të shkurtër motivuese dhe biografi të shkurtër dhe harmonizim me shkrim nga prindërit për vajzat e moshës prej 15 deri në 18 vjet. Kandidatja e suksesshme do të njoftohet deri më 31 tetor, ndërsa prej saj pritet t’i kryejë obligimet e saja gjatë muajit nëntor. 

Related posts

Antikorrupsioni do të kërkojë nga Pendarovski të mos e nënshkruajë ligjin për ndërtimin e autostradave

Z H

Nikollovski: Nuk kemi instrumente që të hetojmë pasurinë e funksionarëve

Z H

Zjarr i madh mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në afërsi të Velesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More