Ambasada gjermane e uroi Siljanovska Davkovën për ndërmarrjen e rolit të saj si gruaja e parë presidente

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Ambasada gjermane i dërgoi urime presidentes Gordana Siljanovska Davkova për ndërmarrjen e rolit të saj si grua e parë presidente e Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar si “moment historik”.

https://www.facebook.com/GermanEmbassySkopje/posts/770447191940866?ref=embed_post

“Është një moment historik: Urime presidentes Gordana Siljanovska Davkova për marrjen e detyrës si presidente e parë femër e Maqedonisë së Veriut! Me padurim presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë së besimit ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, njoftoi në Fejsbuk Ambasada e Gjermanisë. 

Presidentja Siljanovska Davkova ishte inauguruar dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka vijoi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit. 

Siljanovska Davkova si presidente e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, e trashëgoi Stevo Pendarovskin në funksionin e presidentit, pasi e fitoi në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More