Agjencia Zhurnal.mk

Ambasada gjermane nuk flet për 30 qershorin, apel të dy palëve: Hiqni dorë nga sulmet

Tiranë, 21 qershor – Ambasada gjermane ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Ambasada gjermane nuk flet për 30 qershori, apel të dy palëve: Hiqni dorë nga sulmet

Ajo që bie në sy në deklaratën e Ambasadës gjermane është se nuk flet për proces zgjedhor në 30 qershor siç pretendon PS. Gjithashtu, Ambasada gjermane nuk dënon vetëm njërën palë për dhunën, por u bën thirrje të gjithave palëve të heqin dorë nga “retorika e sulmit”.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Schütz:

“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.
Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.“

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...