Agjencia Zhurnal.mk

Ambasada shqiptare në Vjenë: Të huajt pa leje qëndrimi nuk lejohet të hyjnë në Austri

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, bën të ditur se, që nga 20 Mars 2020, një rregullore e re ka hyrë në fuqi në lidhje me hyrjen në Austri me avion.

“Pas hyrjes, qytetarët austriakë duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë. Kjo vlen njëlloj për të huajt që kanë të drejtën e qëndrimit në Austri”, thekson ambasada shqiptare.

“Shtetasit e vendeve të treta pa të drejtën e qëndrimit (të cilët përndryshe do të lejoheshin të udhëtonin në Austri), që vijnë në Austri nga jashtë zonës Shengen me aeroplan, nuk lejohen të hyjnë”, thekson amabsada.

Megjithatë, shton ambasada, “ekzistojnë një seri përjashtimesh”. Për detaje, ambasada lut qytetarët të konsultohen me rregulloren e Ministrisë së Shëndetësisë (e disponueshme vetëm në gjermanisht).

Në lidhje me masat e kontrollit kufitar në kufijtë e Austrisë, ambasada lut qytetarët të konsultohen në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.

“Aktualisht është e mundur të vazhdoni udhëtimin tuaj nga aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit në Austri me tren. Deutsche Bahn aktualisht mban shërbimin hekurudhor për në Austri’, bën të ditur ambasada shqiptare në Vjenë.

“Detaje në lidhje me COVID-19 mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (Harta e OBSH mbi përhapjen e koronavirusit). Individët në Austri që shfaqin simptoma janë të detyruar të telefonojnë në numrin e telefonit austriak 1450”, thekson ambasada.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...