Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasada zvicerane në Shkup sqaron kush mund të udhëtojë nga Maqedonia e Veriut drejt Zvicrës

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës. Kjo nënkupton se nuk vlen më masa e karantinës për qytetarët që shkojnë ose kthehen në Zvicër.

Por kjo nuk do të thotë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceran ose raste të domosdoshme të cilat vlerësohen nga autoritetet zvicerane.

“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera) ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”, thanë për TV21 nga Ambasada e Zvicrës në Shkup.

Ndryshe, disa ditë më parë Zvicra vendosi masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Postime të ngjashme

Foto/Rrugët e kryeqytetit të pastruara nga bora

T E

Kuvendi fillon procedurat për miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë

T E

513 shoferë të gjobitur për 24 orë, policia intensifikon kontrollet

Z H

LSDM: Dellçev ka luftuar për drejtësi sociale, ndërsa Mickoski për krim dhe padrejtësi

Z H

Dimitrievski: Pas nëntë viteve janë paguar borxhet e Komunës së Kumanovës

admin

Pendarovski: Pandemia është mundësi për ristrukturim të mënyrës së jetesës sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...