Ambasadorë të rinj në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri

nga D. V.

Shkup, 5 gusht – Maqedonia e Veriut do të emërojë ambasadorë të rinj në katër misione diplomatike – në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri.

Disa prej të emëruarve janë ish-deputetë, ndërsa të tjerët diplomatë me përvojë që kanë udhëhequr më parë ambasada, përcjell INA.

Sipas informacioneve të Televizionit Telma, para rreth dy javësh janë miratuar katër emra:

Salim Sulejmani, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (nga krahu i Arben Taravarit), është caktuar ambasador në Arabinë Saudite, në ambasadën e re të hapur në Riad.

Fadil Zendeli, ish-deputet i Lëvizjes BESA, është emëruar ambasador i ri në Danimarkë.

Në Suedi, do të emërohet Ivica Bocevski, i cili më parë ka shërbyer si ambasador në Brazil.

Ambasadën në Shqipëri do ta udhëheq sërish Vele Trpevski, i cili ka qenë ambasador në Tiranë edhe më parë, si dhe më herët në Australi.

Vendi i ambasadorit në Greqi (Athinë) ende nuk është plotësuar, ndërsa jozyrtarisht përflitet emri i një drejtori të një agjencie të njohur të marrëdhënieve me publikun. (INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More