Shqipëri

Ambasadori Britanik Duncan Norman në Gjirokastër: Palët politike të gjejnë konsensus sa më parë

Zhurnal Ads

Ambasadori britanik Duncan Norman është ndalur në Gjirokastër për një vizitë dyditore. Ndalesa e tij e parë ka qenë në universitetin e Gjirokastrës për të bërë prezantimin e bursave Chevening.

Bursat e dhëna nga qeveria britanike ofrojnë mundësinë për të studiuar një program master njëvjeçar të financuar plotësisht, në secilin prej universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe i jepen liderëve të ardhshëm në një larmi fushash studimi.

Gjatë fjalës së vet ambasadori Duncan theksoi faktin se qëllimi i kësaj mbështetjeje financiare dhe arsimore është inkurajimi i aseteve intelektuale që në përfundim të këtij specializimi të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

“Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim. Ndërkombëtarët i mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë. Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk I takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanik punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet nje pune e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në be dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.” ka thënë ambasadori.

Postime të ngjashme

Nis procesi i ndërtimit të pallateve të reja, Veliaj: Familjet bonus qiraje deri kur të marrin çelësin e apartamentit

admin

Aksidenti i rëndë i shqiptarit, gjendet pas 6 orësh në makinën e shkatërruar

admin

Vettingu në polici, KJV shkarkon Arben Frashërin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...