Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është duke zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se takimi ka nisur pak minuta më parë në selinë e LSI.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës së sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta në Presidencë.