Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori francez dhe ai gjerman nuk garantojnë datë për në tetor

Shkup, 20 qershor – Zhurnal.mk – Ambasadori gjerman dhe ai francez në vend, lavdëruan punën e bërë të Qeverisë deri tani, por nuk dhanë garanca nëse vendi e ka të sigurtë në vjeshtë datën e shumëdëshiruar për negociata, përcjellë Zhurnal.

Në debatin e Këshillit për eurointegrime, që të dy thanë se do të ketë datë por nuk precizuan kur. Ambasadori francez Timonie përsëriti qëndrimin se edhe Parisi zyrtar prioritet kanë reformat e Unionit, ndërsa vendit i thanë të vazhdojë me agjendën reformuese. Në këtë u përgjigj kryetari i këshillit Nikolla Popovski i cili tha se vendi një kohë të gjatë po pret për Unionin, dhe bëri apel që pak më realisht të shihet situata.

Konkluzioni i Këshillit të Ministrave edhe sot i fjalosi qeverinë dhe opozitën për atë nëse vendi ka marë vendim konsesual në Luksemburg dhe nëse do të sigurohet datë për fillim të negociatave në tetor. Nga opozita akuzuan qeverinë se po manipulon me opinionin, nga atje kthyen se ky vit është më i suksesshmi në euro-integrimet.

Shansi tjetër i vendit të sigurojë datën e shumë dëshiruar për fillim të negociatave me Unionin është më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, për kur është caktuar seanca e Këshillit Europian, ku pritet të dominojnë temat për daljen përfundimtare të Britanisë nga Unioni dhe përbërja e re e Komisionit Europiane./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...