Ambasadori francez: Ishte i papritur apstenimi i Maqedonisë së Veriut ndaj votimit rezolutave për Ukrainën në OKB

nga Xh M

Shkup, 26 shkurt – Ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigolaire, konsideron se vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar “abstenim” për dy rezolutat e OKB-së për luftën në Ukrainë, ndërsa bashkësponsorizohet ajo amerikane, është, të paktën, i papritur.

“Me të vërtet po drejtoni gishtin drejt një çështje të rëndësishme me votën e Maqedonisë në New York, e cila ishte e papritur për ne. Mendoj se duhet të përqendrohemi në temën që është e rëndësishme. Ekziston një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ajo është vlera që ne sot i japim në Evropë integritetit territorial, respektimit të sovranitetit, imperializmit të një fqinji ndaj tjetrit deri në mohimin e ekzistencës, identitetit dhe gjuhës së tij, dhe kjo është një temë që kërkon një përgjigje të vetme dhe të bashkuar evropiane.

Synimi i diplomacisë evropiane është pikërisht ruajtja e atij unitariteti dhe përqasja e njëjtë dhe e përbashkët që do të sigurojë siguri për kontinentin evropian në vitet e ardhshme për ne dhe fëmijët tanë”, tha Le Rigolaire në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të programit për festën e sivjetme të Frankofonisë.

Qeveria vendosi që Maqedonia të votojë “abstenim” në të dyja votimet, rezolutën amerikane dhe rezolutën evropiano-ukrainase për luftën në Ukrainë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More