Ambasadori gjerman: Duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në veri të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde, ka reaguar për gjendjen në veri të Kosovës, pas masës së reciprocitetit për targa të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Në një shkrim në Twitter, Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, se duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në pjesën veriore të Kosovës.

Giacobbe gjatë takimit me Kurtin ka folur mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera.

“Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.

Ndërsa, Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Qytetarët serb kanë bllokuar që nga e hëna rrugët në këto dy pikë kalime kufitare. 

Related posts

Draft-dokumenti për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, sekretari i LVV-së jep sqarime për deklaratën e Bislimit

D V

Presidentja Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

D V

Ligjvënësit i bëjnë thirrje Bidenit të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More