Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasadori gjerman takohet me Goran Rakiqin pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me liderin e Listës Serbe, Goran Rakiq, njofton Insajderi.

Ky takim u zhvillua vetëm një ditë pas sulmit që iu bë djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, e për çka u akuzua edhe Lista Serbe.

Kjo parti politike së fundmi është akuzuar edhe për manipulim me votat e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Këtë takim, Rohde e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter.

Rohde ka thënë se me Rakiqin ka diskutuar për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë.

Ai ka theksuar se në këtë takim është nënvizuar nevoja që akterët politik të tregojnë maturi.

“Sapo u takova me Goran Rakiq, diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde.

Postime të ngjashme

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

Covid 19 në Kosovë/ 488 të infektuar dhe 8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...