Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadori i BE-së, David Geer viziton Reisul Ulemanё Shaqir ef. Fetahu

Shkup, 2 shkurt – Zhurnal.mk – Tё martёn mё 02.Shkurt.2021, nё selinё e Rijasetit tё Bashkёsisё Fetare Islame, Kryetari i BFI tё RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti nё vizitё zyrtare Ambasadorin e Delegacionit tё Bashkimit Evropian nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut, Ekselencёn e Tij, z. David Geer tё shoqёruar nga zёvendёs Kryetari i Delegacionit tё BE, Julian Vassallo dhe zyrtar i ri pёr tё drejtat njerёzore, shoqёrinё civile dhe marёdhёnieve ndёretnike z. Aleksandru Andrei Popovici. Nga ana tjetёr Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shoqёrohej nga Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme) si dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani.

Qё nё fillim tё takimit Kreu i BFI u dёshiroi mirёseardhje mysafirёve tё respektuar dhe i njoftoi me proceset dhe zhvillimet nё Bashkёsinё Fetare Islame, si dhe pёr planet pёr njё tё ardhme mё tё mirё tё Institucionit fetar Islam.

Ekselenca e tij Ambasadori David Geer, e uroi Reisin pёr zgjedhjen nё postin drejtues tё BFI-sё dhe e lavdёroi punёn e tij nё sferёn e stabilizimit tё marёdhёnieve me tё gjithё faktorёt relevant tё brendshёm dhe tё jashtёm, si dhe i dёshiroi shumё suksese nё udheheqjen e njё nga institucioinet mё tё vjetra nё vend, atё tё Bashkёsisё Fetare Islame puna e sё cilёs pasqyron edhe nёpёr raportet pozitive qё i jepen Maqedonisё sё Veriut nga BE.

Nga ana e tij, Reisi e falёnderoi Ekselencёn e tij dhe foli pёr rolin qё BFI e ka nё pёrkrahjen e Vendit nё realizimin e aspiratave Evropiane, duke dёshmuar me argumente se BFI ka kohё qё ёshtё pjesё e Bashkimit Evropian, nёpёrmjet qendrave islame kudo nёpёr Perёndim dhe posaçёrisht besimtarёve tanё qё jetojnё dhe veprojnё nё shumё vende tё BE, ku me sjelljet e tyre shembullore lirisht mund tё quhen ambasadorё tё vendit tonё nё BE tё cilёt rezatojnё vetёm mirёsi, solidarit, tolerance dhe mirekuptim me tё gjithё fqinjёt evropianё. Kёto vlera janё prioritet pёr Bashkёsinё Fetare Islame pёr ti kultivuar nёpёr breznat e rinj dhe ky investim na afron gjithmonё mё afёr familjes tё madhe evropiane.

Postime të ngjashme

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...