Shqipëri

Ambasadori i Britanisë: I zhgënjyer, ndryshimet kushtetuese përtej asaj që u dakordësua në 5 qershor

Zhurnal Ads

Si një ndër ambasadorët që ndihmoi në negocimin për marrëveshjen e 5 qershorit, ambasadori i Britanisë Duncan Norman, u shpreh se është i zhgënjyer që ka pasur një ‘vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese, përtej asaj që u dakordësua në marrëveshjen’ e arritur në Këshillin Politik.

 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Norman: Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ajo çfarë ka ndryshuar është ajo çfarë ka pasur me ndryshimet kushtetuese pas miratimit, që shkoi përtej asaj çka ishte ne marrëveshjen e 5 qershorit.

Qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakortësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar.

Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Nuk është e drejtë për mua që të komentoj atë që është e drejtë apo jo e drejtë për një president të një vendi.

Edhe njëherë diplomati përsëriti qëndrimin se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë pasi luan një rol të rëndësishëm në zgjedhje.

“Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjedhjeve por gjithashtu në një nivel më të gjerë se ajo, pra duhet të jetë një prioritet absolut formimi i Gjykatës kushtetuese. Përsa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme çdo shtet mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, per sa kohë politikanët punojnë së bashku për ta bere këtë gjë te ndodhi. Dëshira ose vullneti në politikë shumë më i rëndësishëm sesa sistemi”, u shpreh Norman.

Postime të ngjashme

Negociatat nuk hapen në dhjetor

admin

“150 mijë euro “BMW””/ Lleshaj: Ju sfidoj! Jap dorëheqjen nëse ka kushtuar aq!

admin

Rama-Manastirliu inspektojnë spitalin Covid 3: Spitali është gati, hapet këtë javë, 150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...