Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori i Kosovës në Kanada dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, shkëlqësisë së saj, Julie Payette.

Krahas ceremonisë protokollare, Ambasadori Kryeziu është pritur nga Payette në rezidencën e saj protokollare në Rideau Hall, ku në një takim tête-à-tête kanë diskutuar më gjerësisht mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që mbretërojnë mes Kosovës dhe Kanadasë.

“Isha thellësishtë i nderuar të prezantoj edhe zyrtarisht sot letrat kredenciale pranë Guvernatorës së Përgjithshme të Kanadasë, shkëlqesia e sajë znj. Julie Payette, me të cilat Qeveria e Kosovës dhe shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës së Kosovës më ka emëruar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Kanada. Është nderë dhe kënaqësi me i shërbyer në këtë vendë të mrekullueshëm”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...