Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Nuk ka kosovarë të lënduar, numri i viktimave ka shkuar në pesë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gezim Kasapolli ka thënë se aktualisht i tërë stafi i ambasadës janë mirë dhe gjenden në shtëpitë tyre, pasi që sipas tha Ambasada e Kosovës gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, ku edhe ndërtesat janë më të vjetra.

“Për momentin i gjithë stafi i ambasadës jemi në shtëpi. Ne gjendemi në pjesën e vjetër të qytetit dhe jemi urdhëruar që të largohemi që aty nga ndërtesat e vjetra në rast të një tërmeti tjetër që mund ta godas Zagrebin“, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.

Kasapolli konfirmoi se numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci ka shkuar në pesë persona.

“I gjithë qyteti i Zagrebit është në panik të madhe. Shumica e qytetarëve e posaçërisht ata të pjesës së vjetër janë në rrugë dhe në të [pastrehë për shkak të frikës së një tërmeti tjetër. Edhe pse tërmeti zgjati 20 sekonda, dëmet nuk ishin aq të mëdha krahasuar me tërmetin e marsit. Kemi informacione për 45 viktima. Një vajzë e vogël si rasti i parë. Tano morëm informacione se kemi edhe 4 viktima të reja “, ka deklaruar më tutje ai.

Ambasadori theksoi se në fillim nuk kanë mundur as të kontaktojnë me njerëz të tjera, teksa pas lirimit të linjave, ai theksoi se nuk është raportuar për ndonjë kosovarë të lënduar.

“Nuk kemi ndonjë rast të ndonjë bashkatdhetarit tonë që është kënduar apo që ka pësuar nga tërmeti. Në atë pjesë ka kosovarë, edhe në Glinë ku edhe u konfirmuan 4 viktimat e fundit”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

Ambasadori anglez pajtohet me Kurtin se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë

S.B.

Albin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në qeverinë e re

S.B.

Vizita në Kosovë e PPBE-sё Lajçak: Dialogu do të vazhdojë

S.B.

Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...