Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ambasadori i parë i Ukrainës rezident në Tiranë/ Meta fton në vizitë zyrtare presidentin Zelensky: Mbështesim integritetin territorial

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë të parit Ambasador të Ukrainës rezident në Tiranë, Kreu i Shtetit theksoi se “kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”.

Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...