Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadori i Republikёs sё Austrisё viziton Reisul Ulemanё

Shkup, 10 shkurt – Zhurnal.mk – Tё mёrkurёn mё 10 Shkurt 2021, nё selinё e Rijasetit tё Bashkёsisё Fetare Islame, Kryetari i Bashkёsisё Fetare Islame tё RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti nё vizitё zyrtare Ambasadorin e Republikёs sё Austrisё nё Shkup, Ekselencёn e Tij, Dr. Georg Uoutsas, i cili fillimisht e uroi Reisin pёr zgjedhjen e tij nё Krye tё Bashkёsisё Fetare Islame dhe i dёshiroi shёndet dhe suksese nё drejtimin e BFI-sё.

Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili shoqёrohej nga Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme) si dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani, e falёnderoi mysafirin e nderuar pёr kёtё vizitё mjaft domethёnёse pёrfshi kёtu edhe urimet e dёshirat e sinqerta.

Pasi u dёshiroi mirёseardhje, Kreu i BFI e njoftoi Ekselencёn e Tij me proceset dhe zhvillimet nё Bashkёsinё Fetare Islame, si dhe pёr planet pёr njё tё ardhme mё tё mirё tё Institucionit fetar Islam.
Ai foli edhe pёr rёndёsinё qё BFI i jep organizimit tё jetёs fetare dhe kultivimit tё frymёs sё bashkёjetesёs dhe respektit tё njёri tjetrit nё shoqёrinё tonё multi konfensionale dhe multi etnike.

Ekselenca e tij Ambasadori Dr. Georg Uoutsas e lavdёroi punёn e Reisit dhe Bashkёsisё qё ai e drejton, sidomos nё sferёn e stabilizimit tё marёdhёnieve me tё gjithё faktorёt relevant tё brendshёm dhe tё jashtёm, si dhe kontributit tё vazhdueshёm qё BFI e jep nё ngritjen e vetёdijes fetare dhe tolerancёs ndёrfetare. Enkselenca e Tij, Dr. Georg Uoutsas edhe njё herё shfrytёzoi rastin qё ta falёnderojё Reisul Ulemanё pёr mbёshtetjen e hapur dhe publike qё e bёri BFI gjatё sulmeve terorriste nё Vjenё, dёnimin e autorit dhe aktit, si dhe mbёshtetjen e popullit Austriak.

Nga ana e tij, Reisi e falёnderoi Ekselencёn e tij dhe foli pёr rolin qё e ka BFI nё mbёshtetjen e mёrgatёs tonё nёpёr vendet evropiane dhe dёrgimin e kuadrove profesionale pёr tё shёrbyer dhe organizuar jetёn fetare nёpёr qendrat islame nё BE e posaçёrisht nё Republikёn e Austrisё ku jeton dhe vepron njё numёr i konsiderueshёm i mёrgatёs tonё, ku me sjelljet e tyre shembullore lirisht mund tё quhen ambasadorё tё vendit tonё nё Austri, tё cilёt rezatojnё vetёm mirёsi, solidaritet, tolerance dhe mirёkuptim me tё gjithё fqinjёt austriakё. Kёto vlera gjithnjё kanё qenё prioritet pёr Bashkёsinё Fetare Islame pёr ti kultivuar nёpёr breznat e rinj.

Postime të ngjashme

Sela takim me diasporën e Strugës

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...