Gostivar, 16 gusht – Ambasadori i Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, Andrash Kllajn në shoqërim të përfaqësuesit diplomatik Gabor Radesi ka zhvilluar vizitë në Gostivar. Delegacioni hungarez realizoi takim me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe bashkëpunëtorët e tij ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në disa fusha.
“Është nder që diplomatë të këtij niveli kanë interes dhe konsideratë për qytetin tonë. Vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunime intensive sidomos në kulturë midis qytetit tonë dhe Hungarisë. Me miq të mirë gjithçka është mirë”, u shpreh Limani.
Nga shërbimi për informim i komunës së Gostivarit thonë se është biseduar edhe për hapjen e mundësive dhe bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e procesit integrues evropian të vendit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me komunat hungareze.