Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori i ri i BE-së në vend, Ger do të takohet me kryeparlamentarin, Xhaferi

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Ger sot do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në ueb faqen e Kuvendit, takimi u paralajmërua për pasdite në ora 15:00.

Ger vjen në vendin e sllovenit, Samuel Zhbogar, i cili gjatë katër viteve të kaluara e ka kryer funksionin shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.

Zhbogar gjatë ditëve të kaluara ka pasur takime lamtumirëse me kreun shtetëror, ku është shfaqur shpresë për fillim të suksesshëm të negociatave aderuese të vendit në Bashkimin Evropian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...