Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Maqedoni

Ambasadori i RMV- së në Emiratet Arabe z.Abdylkader Memedi priti sot Ansamblin Nacional shqiptar

Khorkfakan, 27 mars, Zhurnal.mk – Sot në qytezën Khorkfakan që është pjesë e Sharjahut u mbajt manifestimi i radhës në kuadër të festivalit “Ditët e Trashëgimisë të Sharjahut”., përcjell Zhurnal.mk

Me këtë rast ambasadori i RMV- së z.Abdylkader Memedi nga Abu Dabi ku kryen misionin diplomatik ka udhëtuar bashkë me familjen e tij për të takuar për së afërmi drejtorin e Ansamblit z.Shkodran Tolaj dhe artistët tonë.

I fascinuar nga vallet, kostumet dhe niveli i lartë që ansambli ka arritur brenda një kohe shumë të shkurtër nga krijimi i tij, ambasadori Memedi përgëzoi drejtorin e ansamblit z.Tolaj që me punë e madhe që po bën e ka konsoliduar këtë institucion që po paraqitet në nivel shumë dinjitoz në Emiratet Arabe, karshi ansambleve me renome botërore. Njëkohësisht ai përgëzoi artistët për performancat e tyre me shpresën se paraqitjet e ansamblit tonë në rrafshin ndërkombëtar do të vazhdojnë me këtë nivel dhe profesionalizëm.

Në këtë paraqitje të ansamblit ishin prezent edhe përfaqësues të oborrit dhe familjes së Emirit te Sharika ( Sheik Sultan Bin Muhamed Al Qasimi) si dhe kryetari i Institutit të Trashëgimisë së Sharjahut Z.Abdylaziz Al Musallam.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...