Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadori i Turqisё viziton Reisul Ulemanё

Shkup, 2 shkurt – Kryetari i Bashkёsisё Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të martën priti në takim Ambasadorin e Republikёs sё Turqisё, Hasan Mehmet Sekizkok, tё shoqёruar nga Kёshilltari Umut Lutfi Ozturk dhe Atasheu pёr çёshtje fetare pranё Ambasadёs sё Republikёs sё Turqisё nё Shkup, H. Mustafa Tarik Koxha. Gjithashtu Reisul Ulemanё e shoqёronte Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Shefi i Kabinetit Evzal Ef. Sinani dhe udhёheqёsi i Sektorit pёr Marrёdhёnie me Republikёn e Turqisё z. Nizam Reshit.

Ambasadori Hasan Mehmet Sekizkok fillimisht e uroi Reisin pёr zgjedhjen nё postin e Kryetarit tё BFI dhe i uroi shwndet tё mirё dhe shumё suksese nё udhёheqjen e Bashkёsisё Fetare Islame. Ai gjithashtu e vlerёsoi lartё punёn e Reisul Ulemasё dhe e falёnderoi pёr bashkёpunimin e sinqertё mes dy institucioneve, duke e siguruar Reisul Ulemanё se dyert e Ambasadёs sё Republikёs tё Turqisё gjithmonё do tё jenё tё hapura pёr tё.

Nga ana tjetёr, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e falёnderoi mysafirin e çmuar, Ekselencёn e tij, Ambasadorin Hasan Mehmet Sekizkok dhe stafin qё ai e drejton, pёr mbёshtetjen morale dhe materiale qё Republika Turke tradicionalisht e ka dhёnё pёr bёsimtarёt muslimanё, BFI-nё dhe gjithё qytetarёt e Republikёs tё Maqedonisё sё Veriut.

Ekselenca e Tij, Ambasadori Hasan Mehmet Sekizkok, ёshtё njё diplomat kariere i cili shkollёn e mesme e kryer nё Ankara nё Gjimnazin TED dhe ka studiuar nё Fakultetin e Shkencave Politike pranё Universitetit tё Ankarёs. Nё vitin 1989 punёsohet nё Ministrinё pёr Punё tё jashtmё tё Republikёs sё Turqisё.  Nw MPJ-nё e Turqisё ka punuar si diplomat nё : OSBE, Qipro, Lindjen e Afёrt, NATO, e tjerё. Para se tё akreditohej nё vendin tonё si Ambasador, ai punoi si ndihmёs drejtor pёr Azinё Lindore.

Gjithashtu ka punuar nё ambasadat e Republikёs sё Turqisё nё Pragё, Nikozi, Berlin, Oman dhe nё Vatikan. Nё Dhjetor tё 2019 u emёrua si Ambasador i Republikёs sё Turqisё nё Shkup. Ai ёshtё i martuar dhe ka dy fёmijё. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...