Ambasadori i Zvicrës vizitoi impiantin në Pejë, u prit nga kryeshefi i “Hidrodrinit”

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Mr. Thomas Kolly dhe delegacioni i lartë i Bankës Gjermane KfW, vizitë projektit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Pejë.

Një delegacion i lartë nga Ambasada e Zvicërane në Kosovë, respektivisht. Ambasadori Mr. Thomas Kolly si dhe një delegacion i lartë, i Bankës Gjermane KfW, kanë vizituar Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Pejë, me ç’rast janë pritur dhe shoqëruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani.

Vizita ka pasur karakter informimi, për të parë nga afër punimet në fazën finale të këtij projekti gjigant.

Ambasadorit dhe mysafirëve tjerë të lartë i është prezantuar puna nga afër si dhe procesi i finalizimit të Impiantit i cili tashmë është në funksion në fazë testimi.

“Gjatë prezantimit, kryeshefi ing. Tigani ka theksuar se procedurat e punët janë duke u zhvilluar sipas dinamikes së planifikuar ku deri më tani 95% e tyre kanë përfunduar. Ambasadori Kolly me këtë rast ka përgëzuar KRU ‘Hidrodrini’-n dhe të gjithë akterët tjerë për punën dhe përkushtimin profesional në këtë projekt madhor i cili zyrtarisht pritet të përfundoi në muajin shkurt të vitit 2022.”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë.

Related posts

Zejnullahu: Testimi në shkollën “Sami Frashëri” po vijon pa probleme

R Zh

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Ferizajn: Agim Aliu i PDK-së fiton pa balotazh

D V

AKK do të kërkojë që nga 13 shtatori të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More