Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ambasadori italian kujton viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Sllakovc në vitin 1999

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, bashkë me KFOR-in italianë dhe me Policinë italiane, gjatë ditës së sotme kanë shkuar në Sllakovc të Mitrovicës për të kujtuar viktimat që kanë ndërruar jetë si pasojë e një aeroplani që ishte rrëzuar në atë pjesë më 12 nëntor të vitit 1999.

Këtë e bën të ditur nga Ambasada e Italisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se 24 burra dhe gra, gjysma prej tyre italianë, vdiqën në përplasjen e Fluturimit 3275 afër Mitrovicës.

“Shumica prej tyre punonin për UNMIK-un, Programin Botëror të Ushqimit dhe OJQ-të ndërkombëtare, për të ndihmuar njerëzit e #Kosovës që të rimëkëmbeshin nga lufta”.

“Sot, ne i nderuam ata dhe vlerat e përjetshme të solidaritetit që ata përfaqësonin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Postime të ngjashme

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 701 raste pozitive për 24 orë

S.B.

Kosnett dhe ministri Mehaj: Të intensifikohet bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

S.B.

Kurti ua shpalos programin shefave të BE-së, Szunyog: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian

S.B.

Abdixhiku takoi ambasadorin Minxhozi, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

S.B.

Blerta Deliu: Dje ishte një ditë turpi për Kosovën, shkaku i Donika Gërvalles

S.B.

Gazi lotsjellës në Kuvend, deputetët deklarohen të pafajshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...