Ambasadori kinez, diskutime “të thella e të sinqerta” me diplomaten amerikane

Ambasadori i ri kinez në Shtetet e Bashkuara Qin Gang zhvilloi diskutime “të thella dhe të sinqerta” me zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit Wendy R. Sherman në Uashington të enjten.

“Të dyja palët ranë dakord që marrëdhëniet Kinë-ShBA janë shumë të rëndësishme dhe se është e nevojshme që të dy palët t’i zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut e komunikimit, t’i menaxhojnë siç duhet dallimet e mosmarrëveshjet dhe të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe,” tha Qin kur iu përgjigj pyetjeve nga media pas takimit.

Ai theksoi që çështja e Tajvanit është çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet kino-amerikane dhe se ia kishte deklaruar qartë znj. Sherman pozicionin e Kinës për këtë çështje.

Sherman nga ana e saj e mirëpriti z. Qin në detyrën e tij të re diplomatike, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të ofrojë lehtësi dhe mbështetje për kryerjen e detyrave të ambasadorit në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Qin e falënderoi palën amerikane për ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës për të. Ai vuri në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane janë në një udhëkryq të ri. Ai u zotua të ndjekë frymën e bisedës telefonike midis presidentëve të të dy vendeve në prag të Vitit të Ri Kinez, të forcojë komunikimin dhe dialogun me palën amerikane dhe të punojë për të promovuar një marrëdhënie Kinë-ShBA të arsyeshme, të qëndrueshme, të menaxhueshme dhe konstruktive.

Të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për çështje me interes të ndërsjellë dhe ranë dakord të mbajnë dialog dhe komunikim të ngushtë.

Qin Gang-u mbërriti në Uashington në fund të korrikut për të marrë detyrën si ambasador i Kinës në ShBA, duke pasuar Cui Tiankai-n. Wendy R. Sherman gjithashtu bëri një vizitë në qytetin kinez të Tianjin-it muajin e kaluar.

Related posts

Pas dorëheqjes së Hancock, posti i Sekretarit të Shëndetësisë në Britani i besohet Sajid Javid

Redaksia

Protestat për mungesë uji në Iran, vritet një njeri, Guvernatori: Protestuesit gjuajtën në ajër

R Zh

Spanja rikthen karantinën edhe për katër vende të tjera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More