Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ambasadori kinez në BE vlerëson marrëdhëniet dypalëshe

Ambasadori i Kinës në Bashkimin Europian Zhang Ming u ka bërë jehonë thirrjeve për multilateralizëm nga presidenti kinez Xi Jinping dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror.

Në fjalimin e mbajtur në institutin e studimit të politikave “Miqtë e Europës” në Bruksel, Zhang ritheksoi se Kina shpreson që qeveria e re e Joe Biden-it do të jetë e gatshme t’i menaxhojë dallimet pas katër vjetëve të vështira të politikës së jashtme amerikane. “Ne shpresojmë se pala amerikane do të bëjë përpjekje të përbashkëta me ne për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontrolluar mosmarrëveshjet, duke nxitur kthimin e marrëdhënieve kino-amerikane në një rrugë të shëndetshme e të qëndrueshme,” tha ambasadori Zhang.

Këtë javë, presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me udhëheqës europianë, duke përfshirë kancelaren Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, për krijimin e aleancës transatlantike lidhur me Kinën.

Por Merkeli u shpreh se ajo preferon të bëhet një koordinatore mes Uashingtonit dhe Pekinit, për të shmangur atë që e quajti “ndërtim blloqesh” midis dy palëve.

Ndër udhëheqësit europianë, Merkeli është promotorja kryesore për marrëveshjen e investimeve midis BE-së e Kinës.

Në fund të vitit të kaluar, u nënshkrua sipas afatit Marrëveshja e Gjithanshme e Investimeve BE-Kinë për zgjerimin e hyrjes në treg mes dy gjigantëve ekonomikë.

Zhang Ming u shpreh se kjo marrëveshje jo vetëm do të shtojë investimet, por edhe do të nxitë rimëkëmbjen ekonomike globale pas COVID-19.

“Kjo është marrëveshja e parë e investimeve e nivelit të lartë mes dy prej tri ekonomive kryesore të botës dhe është një shembull i mirë,” tha ai.

Zhang Ming shtoi se marrëveshja do të zhdukë më tej pengesat lidhur me investimet e ndërsjella midis Kinës e BE-së dhe do të jetë në favor të krijimit të një ekosistemi të madh investimesh në Europë e në Azi.

Po procesi i traktatit të investimeve mund të mos përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse marrëveshja ka gjetur përkrahje të gjerë në BE, ka mundësi të hasë pengesa në Parlamentin Europian, anëtarët e të cilit pritet t’i shqyrtojnë rreptësisht nenet e kësaj marrëveshjeje.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...