Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ambasadori kinez në ShBA shpreson për vrull të ri në marrëdhëniet Kinë-SHBA në 2021-n

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Cui Tiankai tha se Kina dhe ShBA-ja duhet të shfrytëzojnë mundësitë në vitin 2021 për të shmangur “dëmtimin e pariparueshëm” të lidhjeve dypalëshe.

Ai e tha këtë të mërkurën drejtuar galasë vjetore të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë

“Kjo prirje e rrezikshme po vazhdon ende. Nëse lihet e pakontrolluar, do të shkaktojë dëme të pariparueshme në interesat themelore të dy vendeve dhe popujve,” tha Cui, duke shtuar se “më shumë se kurrë duhet të bëhen përpjekje për të synuar lart dhe për të gjetur drejtimin e duhur për marrëdhëniet Kinë-ShBA.”

Ambasadori theksoi se viti 2021 është thelbësor për hapjen e terrenit të ri dhe mbajtjen e një vrulli të ri në lidhjet dypalëshe, duke shtuar se dy vendet fitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga kundërvënia.

Duke theksuar se interesat e përbashkëta janë gjithmonë të parat, Cui tha se nuk ka asnjë dallim që të justifikojë konfliktin apo kundërvënien, pavarësisht se ka mosmarrëveshje.

Postime të ngjashme

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

S.B.

Mbretëria e Bashkuar përgatitje për fazën e dytë të programit të vaksinimit

S.B.

Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

S.B.

OKB: Birmania mund të jetë Siria e radhës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...