Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori Kramaric: Kroacia, ndërmjetësuese ambicioze në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 20 janar – Në shtëpinë e Europës në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Presidencës Kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri Zlatko Kramaric theksoi se Kroacia e ka marrë për herë të parë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, këtë vit. “Presidenca kroate vjen në një kohë me sfida të mëdha dhe ndryshime si për Bashkimin Europian ashtu dhe për shtetet anëtare. Ne besojmë se këto sfida mund të trajtohen vetëm duke qenë së bashku të bashkuar në një Europë të fortë dhe prandaj ne kemi zgjedhur si moto “duam një Europë të bashkuar, pavarësisht botës së sfidave në të cilën jetojmë”. Ne besojmë se këtu pasqyrohet vizioni i Bashkimit Europian, një Bashkim Europian që vepron në të morë të gjithë anëtarëve të BE-së”, tha ai. Në vijim Ai tha se: “Programi i Presidencës kroate ka katër fusha kryesore, një Europë që zhvillohet, një Europë që i lidh njerëzit bashkë, një Europë që mbron dhe një Europë që ndikon.

“Një Europë që zhvillohet ka të bëjë me këtë përparësi të parë duke marrë parasysh nevoja të të gjitha shteteve anëtare, rajoneve dhe qytetarëve të saj me anët e zhvillimit të balancuar të drejtpeshuar të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës. Ne do të vazhdojmë që të advokojmë pikërisht për gjëra shumë të rëndësishme si për një treg i vetëm që të vazhdojë të funksionojë akoma më mirë për konkurrueshmërinë për zhvillimin aftësive, po ashtu dhe të drejta sociale, fuqizimin e grave, për përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe ne besoj që duhet të krijojmë mundësi te të rinjtë dhe në veçanti në zonat rurale. Dëshiroj të përsëris këtu edhe çështjen që ka të bëjë me sfidat demografike në anët e hapjes së një debati më të gjerë duke patur parasysh praktika më të mira të shteteve anëtare. Si do t’i përgjigjemi ne si do të reagojmë ne ndaj kësaj sfide demografike dhe kjo është e rëndësishme edhe për Shqipërinë sepse këtu ne na duhen përgjigje të përbashkëta”, tha ai. Ne vijim, ambasadori i Kroacisë, Kramaric tha se “në lidhje më përparësinë e dytë ne do të japim kontributin tonë për atë që quhet konjektiviteti apo lidhja, transporti, energjinë në botën dixhitale. Ne do të theksojmë nevojën për të pasur potenciale të teknologjive të reja. Ne do të inkurajojmë edhe politika që i bëjnë bashkë qytetarët në BE, e në veçanti me anën e sportit, kulturës dhe arsimit. Ne do të fokusohemi te mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore, diversitetin kulturor që jep një kontribut të çmuar në zhvillimin social dhe ekonomik të Europës duke qenë kjo dhe tematika kryesore e kryeqytetit europian të kulturës për vitin 2020”.

Po ashtu, Kramaric tha se “një Europë që mbron është përparësia e tretë e BE që ka një përparësi për lirinë sigurinë dhe drejtësinë, si brenda BE-së dhe jashtë saj. Ne do të punojmë për një qasje gjithëpërfshirëse për migrimin. Do të vazhdojmë po ashtu të promovojmë sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës si një vlerë themelore duke evokuar dhe për një qasje gjithëpërfshirëse edhe për parandalimin, mbrojtjen e sundimit të ligjit në BE duke fuqizuar dialogun në shtetet anëtare. Po ashtu ne dëshirojmë që të kemi edhe një përparësi të tretë që kemi të bëjmë me një Europë që influencon, që është influencuese”. Kramaric theksoi se Kroacia ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkani Perëndimor dhe për stabilitetin e tij, pra për këtë politikë zgjerimi.

“Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë një qasje që do të bazohet te meritat. Natyrisht ne do të organizojmë dhe samitin e Zagrebit në maj të viti 2020 dhe do të jemi ndërmjetësues ambicioz në mbështetjen tonë për të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor, natyrisht duke u bazuar te arritjet që ato do të kenë në përmbushjen e të gjitha kushteve dhe prioriteteve. Ne do t’i sjellim më afër të gjithë partnerët tanë të Europës Lindore me BE. Natyrisht që do të punojmë në lidhje me fuqizimin e sistemit shumëpalësh të tregtisë. Në lidhje me zgjerimin, Presidenca kroate do të vazhdojë të bëjë punën e saj për një politikë të besueshme dhe efektive të zgjerimit. Natyrisht, duke pasur parasysh investimet në stabilitet dhe siguri në zhvillimin e ekonomik dhe konjiktivitetin e kontinenti evropian”, tha ai. “Një rëndësi për ne ka bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënies së fqinjësisë së mirë. Një politikë të besueshme efikase të zgjerimit të cilat bazohen në faktet e përmbushjes e kritereve dhe parimet e meritave që i përkasin çdo shtet. Samiti i përbashkët ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020 na sjell në fakt dhe një udhërrëfyes strategjik për dekadën e ardhshme. Konferenca jonë për Europën dhe të ardhmen e Europës do jetë shumë e rëndësishme, në fakt duke na sjellë te një çështje e rëndësishme. Ne jemi plotësisht të angazhuar për ta marrë përsipër këtë rol të rëndësishëm dhe do të identifikojmë dhe qëndrimin e qartë të këshillit për funksionimin e kësaj konference dhe angazhimin e të gjithëve në lidhje më këtë çështje”, tha ai.

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri Zlatko Kramaric përmendi atë që ka thënë në fakt kryeministri kroat me presidenti francez Macron kur u takuan më 7 janar së bashku, më pas edhe me Kancelaren Merkel për të gjetur zgjidhjen për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Gjatë presidencës së saj, Kroacia do të luajë një rol motivues dhe mbështetës për vendet fqinje të Kroacisë pasi ne besojmë se përveç të ardhmes europiane nuk ka alternativë tjetër dhe ne besojmë fort se vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet patjetër të bëhen pjesë e BE dhe kjo është e domosdoshme në këtë botë gjithë sfida”, tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...