Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori Lorenco skeptik se Parlamenti spanjoll do ta ratifikon protokollin deri më 11 shkurt

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Ratifikimi i Protokollit për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në procedurë të shpejtë në Parlamentin spanjoll vështirë se mund të ndodhë deri më 11 shkurt, por kjo nuk është e pamundur, deklaroi sot Ambasadori spanjoll në Shkup, Emilio Lorenco, transmeton Zhurnal.

“Qeveria e re spanjolle tanimë e ka dërguar Protokollin në Parlament me kërkesë që të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. Por, duke e pasur parasysh se ka dy dhoma në Parlament, ndërsa Protokolli duhet të kalon edhe në Komisionin për punë të jashtme, dhe pastaj edhe në seancë plenare, është vështirë të pritet se do të ratifikohet para 12 shkurtit. Vështirë, por jo edhe e pamundur”, tha Lorenco.

Sipas paralajmërimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta ratifikon Protokollin për në NATO në seancë plenare më 11 shkurt, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit.

Xhaferi shpreson se deri atëherë Protokolli do të ratifikohet në Spanjë, e fundit nga 29 vendet anëtare e cila deri më tani nuk e ka ratifikuar protokollin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...