Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori rus në BE – Çizhov: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme për në BE

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov thotë se Makron “ka kuptim” kur thotë se BE duhet të menaxhojë me tensionet mes anëtareve të veta para se të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Zhurnal.

Çizhov mbronë kundërshtimet e Makron duke theksuar ndarjen mes aleatëve europian.

“Presidenti Makron ka kuptim kur thotë se BE dsë pari duhet të zgjidhë çështjet e brendshme para se të fillojë me zgjerim”, deklaroi ambasadori Çizhov në një intervistë për Financial Times.

Sipas tij, as Maqedonia e Veriut e as Shqipëria nuk janë të gatshme për anëtarësim.

“Dhe gjithsesi objektivisht, është e tepërt të thuhet se Maqedonia e Veriut dhe veçanërisht Shqipëria janë të përgatitura për anëtarësim, me gjithë respektin për dy shtetet”, deklaroi ambasadori rus në Bruksel, i cili në këtë pozitë ndodhet që nga 2005a./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...